Francezët largojnë frikën nga Covid

16:24 01/10/2021

Australia hap kufijtë për të vaksinuarit

Pas 1 viti e gjysmë makth, francezët kanë nisur sërish të puthen. Rrugëve të Parisit sheh sërish njerëz që shkëmbejnë puthje shoqërore, të cilat janë fiksuar edhe nga kamerat e televizioneve, një veprim i ndaluar që prej Marsit 2020-ës nga masat e ashpra kundër përhapjes së pandemisë.

Kjo është një shenjë që tregon se jeta po i rikthehet normalitetit, ashtu si para pandemisë, falë vaksinimit që ka kapërcyer 70% të të rriturve në gjithë vendin dhe që ka ndikuar në rënien e infektimeve nëpër Europë dhe gjithë globin, një shenjë e qartë dalluese që edhe varianti Delta është pranë fundit.

Shkalla e lartë e vaksinimit që ka prekur deri 80% të të rriturve ndihmoi qeverinë australiane të njoftojë hapjen e kufijve të jashtëm për shtetasit e saj nga Nëntori. Masa parashikon fillimisht, lejimin e hyrje-daljeve për australianët e vaksinuar, që për shkak të masave të ashpra, nuk mund të bashkoheshin prej muajsh me familjarët e tyre brenda apo jashtë vendit. Gradualisht pritet të lejohet edhe lëvizja lirisht e turistëve të vaksinuar.

Koronavirusi vazhdon të ruajë nivele të larta vdekshmërie në Rusi, ku për të katërtën ditë radhazi u shënua rekord i ri i gjithë pandeminë me 887 vdekje ditore.

Tv Klan


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *