Frankfurt, Lagarde: Plani i rimëkëmbjes ekonomike të bëhet operacional pa vonesë

Situata e përgjithshme ekonomike e eurozonës është përmirësuar në përgjithësi falë rimëkëmbjes së kërkesës globale dhe stimulit fiskal, por, në planin afatshkurtër, pasiguritë mbeten të lidhura me dinamikën e pandemisë dhe shpejtësinë e fushatës së vaksinimit, deklaroi sot presidentja e Bankës Qëndrore Europiane, Christine Lagarde.

BQE-ja e ngriti vlerësimin e saj për rritjen e eurozonës në 2021 në 4% nga + 3,9% në dhjetor dhe pret 4,1% për 2022 dhe 2,1% për 2023.

“PBB-ja reale, ndoshta, pësoi një tkurrje të re në tremujorin e parë, por fushata e vaksinimit dhe një lehtësim gradual i masave të kufizimit shoqëror, përforcojnë pritshmërinë e një rimëkëmbjeje vendimtare në aktivitetin ekonomik në 2021”, tha Lagarde.

Këshilli Drejtues i BQE-së njeh rolin kryesor të paketës së Gjeneratës së Re të BE-së dhe thekson rëndësinë që ajo të bëhet funksionale pa vonesa.

Sipas kreut të BQE-së, ai kërkon nga vendet anëtare të sigurojnë ratifikimin në kohë të vendimit të burimeve vetjake, të finalizojnë sa më shpejt planet e tyre të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë dhe të përdorin fondet për shpenzime publike produktive, së bashku me masat strukturore për të rritur produktivitetin.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *