Frederiku I, mbreti i ri i Danimarkës

frederiku i mbreti i ri i danimarkes

frederiku i mbreti i ri i danimarkes

22:00 14/01/2024

Nuk dihen shkaqet që çuan Margrethe II të dorëhiqet

Frederik I është mbreti i ri i Danimarkës. Ai pason nënën e tij, Mbretëreshën Margrethe II, e cila abdikoi pas 52 vitesh në fron. Sipas protokollit, nuk u ndoq asnjë ceremoni kurorëzimi. Si e tillë, liderët botërorë dhe personalitete të njohura nuk ishin të pranishëm,  ndryshe nga madhështia e kurorëzimit të Mbretit Charles.

Në vend të ceremonisë së kurorëzimit, kalimi i fronit u bë zyrtarisht në Pallatin Christiansborg, kur mbretëresha nënshkroi një deklaratë për abdikimin e saj.

Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e Kopenhagen për t’i dhënë lamtumirën Margrethe, e cila është bërë monarkja e parë daneze në gati 900 vjet që abdikoi vullnetarisht. Qytetarë nga i gjithë vendi dhe vizitorë nga e gjithë bota mbërritën në kryeqytet për të dëshmuar këtë moment historik.

Margrethe, njoftoi se do të largohej nga froni gjatë një fjalimi natën e Vitit të Ri duke i zënë në befasi danezët.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts