Fredi Beleri reagon në Facebook, akuza të forta ndaj Gjergj Goros: Si përfitohen mrekullisht aktet e dominimit, tokën e zgjedh në…

fredi beleri reagon ne facebook akuza te forta ndaj gjergj goros si perfitohen mrekullisht aktet e dominimit token e zgjedh ne
fredi beleri reagon ne facebook akuza te forta ndaj gjergj goros si perfitohen mrekullisht aktet e dominimit token e zgjedh ne

Fredi Bleri në një deklaratë të postuar në Facebook nga stafi i tij, ka hedhur sërish akuza ndaj kreut të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Beleri ndër të tjera shprehet se nëse je ‘anëtar’ me Goron “mund të përfitosh dhe mrekullisht mund të blesh një akt dominimi (AMTP) në Himarë dhe një vend sipas zgjedhjes tënde”, qoftë pyll apo kullotë, shkëmb apo tokë buzë det. Çmimi vendoset edhe në bazë të lokacionit, shprehet Beleri.

“Ndërkohë që po procedohen padi ndaj meje, hajdutet e pasurive vazhdojnë të ndërtojnë pa leje, sekuestrojnë pasuritë e gjyshërve, shesin dhe marrin paratë e korrupsionit dekadash me bekimin dhe mbrojtjen e qeverise tone”, shprehet ai.

Postimi në Facebook: 
Deklaratë për media!

Siç po rezulton së fundmi, nga provat gjithnjë e më të shpeshta, po të kesh “kontakte “ me ish kryetarin e bashkisë Himarë akoma në detyrë, bëhesh me pronë në Himarë. Ky është realiteti dhe fakti ulëritës që çdo ditë e më shumë po del hapur në dritën e diellit, dëshmi pas dëshmie. Të kesh lindur dhe jetuar ku të duash, në Gramsh, në Tiranë ose Vermosh, boll të jesh “mik” me Gjergji Goron dhe ti mrekullisht mund të blesh një AMTP në Himarë, në vendin ku e zgjedh vetë, pavarësisht se është pyll, kullotë, shkëmb apo tokë pranë detit. Në bazë të pozicionit vendoset edhe çmimi. Kjo është oferta “Rilindase” që ka pasur për 12 vjet rresht partia Solcialiste, kryeministri Rama dhe vasali i tij në bashki Goro.

Rezulton pronar i një pyllli 7000 metra katrorë në mes të Himarës një banor i Gramshit. Pronar me prona të konfiskuara në mes të Porto Palermos një ish gjyqtar. Pronar me dokumente të falsifikuara rishtaz dhe një polic i famshëm, teksa gjithashtu me AMTP dhe një gazetar i madh e “parimor” bashkëqytetari ynë.

Himariotët i thanë jo kësaj oferte dhe do vazhdojnë t’i thonë jo edhe në vazhdim! Cdo ditë po dalin prova të vjedhjes së pronave të tyre legjitime nga banda e bashkisë Himarë, e cila vijon grabitjen me bekimin e qeverisë.
Unë personalisht do vazhdoj të denoncoj dhe të depozitoj kallëzim për çdo rast në mbrojtje të interesave të çdo centimetri katror të pronave të himariotëve!

I bëjmë thirrje gjithë bashkëqytetarëve tanë, të vijnë e të denoncojnë cdo rast të abuzimit me pronat pranë zyrave të OMONIA Himarë. Unë jam sot i burgosur i pushtetit që nuk donte dhe nuk do që këto vjedhje dhe zhvatje të pronave të himariotëve të identifikoheshin!

Ju më keni ngarkuar këtë detyrë dhe mision historik në mbrojtje të pronës dhe të të drejtave tuaja, mision të cilin do ta përmbush me përkushtimin më të madh! Ndërkohë që ndaj meje zhvillohen procese gjyqësorë farse e të montuar, hajdutët e pronave vijojnë të ndërtojnë pa leje, të grabisin tokat e gjyshërve tuaj, t’i shesin ato dhe të marrin paratë e korrupsionit dhjetëravjecar me bekimin dhe mbrojtjen e pushtetit!

Ping pongu juridik i kompetencave të moskompetencës nga drejtësia pa drejtësi qëllimisht po më mban larg zyrës së bashkisë Himarë. Pavarësisht nga kjo, ju garantoj se cdo rast abuzimi dhe vjedhje do të shkojë përpara drejtësisë! Unë personalisht do të denoncoj në vijim cdo rast të konstatuar të falsifikimit të pronave dhe vjedhjeve prej bandës që vazhdon të mbajë të urzupuar bashkinë Himarë!
HIMARA JENI JU !
FREDI BELERI

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts