Fredi Beleri u la në burg nga GJKKO, reagon Athina: Vendimi i gjykatës shqiptare në kundërshtim me ligjet e të drejtës europiane

fredi beleri u la ne burg nga gjkko reagon athina vendimi i gjykates shqiptare ne kundershtim me ligjet e te drejtes europiane
fredi beleri u la ne burg nga gjkko reagon athina vendimi i gjykates shqiptare ne kundershtim me ligjet e te drejtes europiane

Gjykata e Posaçme la sot në burg, kryebashkiakun e zgjedhur të Bashkisë Himarës, Fredi Belerin. Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi nga Ministria e Jashtme greke.

Në reagimin e ministrisë thuhet se vendimi i gjykatës është në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane.

“Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila tre muaj pas arrestimit dhe burgimit të tij, rrëzon kërkesën për lirim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe pengon betimin e tij si kryetar i zgjedhur i saj, prezumimit të pafajësisë dhe respektimit të të drejtave politike të të gjithë qytetarëve. Është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet e së drejtës Europiane, të cilën autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë rreptësisht”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Kujtojmë se avokati i Belerit pretendoi pas seancës sotme, se kryebashkiaku i zgjedhur po mbahet në burg për motive politike dhe me urdhër.

***

Fredi Beleri u arrestua 3 muaj më parë nën dyshimet për korrupsion zgjedhor me shitblerje votash. Beleri i ka hedhur poshtë akuzat si të motivuar politikisht.

Arrestimi i tij ka provokuar tensione në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Qeveria shqiptare ka deklaruar se çështja është në duar të drejtësisë, dhe nuk ka lidhje me faktin se zoti Beleri i përket pakicës greke.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sot përsëri masën e arrestit me burg për kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar në flagrancë nga policia nën dyshimet për korrupsion zgjedhor dhe shitblerje votash më shumë se 3 muaj më parë.

Sakaq Gjykata Speciale hodhi sërish poshtë kërkesat e përsëritura për ndryshim të masës së sigurisë, për të mundësuar betimin dhe marrjen e detyrës si kryebashkiak, si dhe pavlefshmëri të akteve prej përfaqësuesve të tij, të cilët kanë pretenduar për një ndalim politik të klientit të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts