“FRESSH-i u bë 30 vjeç, s’quhet më i ri, vetëm Pandeli Majko mbetet i ri”- Rama batuta me socialistët: Kush të dojë ta mbajë, kush…








Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së organizuar për 30 vjetorin e FRESSH-it, ka thënë se ky forum nuk është më i ri.

Sipas tij u takon të rinjve që të shkojnë përtej traditës, ndërkohë që nuk ka lënë pa bërë batuta me themeluesin e FRESSH, Pandeli Majkon.

Sipas Ramës, FRESSH-i nuk është më ri pasi mbushi 30 vjeç, ndërkohë që ka thënë se vetëm Pandeli Majko mbetet i ri.

“Unë dua që ju të shkoni përtej FRESHIT. FRESSH-i u bë 30-vjeç nuk quhesh më i ri, 30-vjeç. 40-vjeç, 50-vjeç, 60-vjeç, 70-vjeç, i ri mbetet vetëm Pandeli Majko askush tjetër! Përpiqet Taulanti i shkretë, por nuk e arrin dot që të jetë i ri, pavarësisht se po shkon 50-vjeç.

Kush do ta mbajë le ta mbajë, kush do ta hajë, le ta hajë, ju duhet të shkoni përtej traditës ku politika i shikon të rinjtë si masë njerëzore që mbush sallën, por lë zbrazur hapësirën e të menduarit politik”, tha Rama në mesazhin e tij për të rinjtë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.