Frika e luftës, gratë ukrainase mësojnë të vetëmbrohen!

08:40 08/02/2022

Shumë qytetarë i drejtohen kurseve ushtarake për të mësuar si të luftojnë

Viktoria Makarova, një menaxhere e një kompanie ndërtimi nga qyteti lindor i Ukrainës, Kharkiv, po kalon fundjavat e saj duke mësuar se si përdoren armët.

“Tani është koha për të mbrojtur vendin tim, shtëpinë time dhe familjen time”, shprehet  44-vjeçarja për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Makarova është një banore ukrainase në qytetin Kharkiv, një qendër e madhe industriale 40 kilometra nga kufiri rus. Në një intervistë të fundit me “The Washington Post”, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se Kharkiv mund të jetë qyteti i parë që do të sulmohet nga forcat ruse.

Ndërsa frika rritet për një pushtim  të  mundshëm të Rusisë, kërkesa për kurse ushtarake dhe vetëmbrojtjeje është rritur në mënyrë drastike kohët e fundit. Ajo çfarë vihet re është se shumica e pjesmarrësve janë gra.

Për Igor Pushkarev, një veteran i luftës së vitit 2014 në Ukrainën lindore që drejton këto kurse thotë se sa herë rriten tensionet qytetarët motivohen më shumë për të mësuar. Rusia ka mohuar planifikimin për të pushtuar Ukrainën, por ka dhjetëra mijëra trupa pranë kufijve të fqinjit të saj.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com