Frika e luftës, Ukraina mund të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO

14:11 14/02/2022

Ukraina mund të heqë dorë nga qëllimi i saj për t’u bashkuar me NATO-n në mënyrë që të shmangë luftën me Rusinë. Kështu deklaron ambasadori ukrainas në Britaninë e Madhe Vadym Prystaiko për gjigandin mediatik BBC .

Ne mund të kërcënohemi dhe të shantazhohemi dhe kjo do të na shtyjë të marrim këtë vendim,” u shpreh Prystaiko kur u pyet nëse Kievi mund të ndryshonte qëndrim lidhur me planet për tu anëtarësuar  në NATO.

Ukraina nuk është një anëtare e NATO-s, por synimet e saj për tu anëtarsuar datojnë që  nga viti 2008.

Ndërkohë, zëdhënësi i presidentit Volodymyr Zelenskyy hodhi poshtë deklaratat e ambasadorit duke thënë se tha se aspiratat e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Evropian mbeten prioriteti kryesor për vendin. Frika se Ukraina mund të pushtohet nga momenti në moment ka nxitur disa shtete t’u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen sa më parë nga vendi. Me më shumë se 100,000 trupa të dislokuara në veri, lindje dhe në Krimenë e pushtuar në jug, së bashku me armatimin e ri të sofistikuar, një numër në rritje analistësh thonë se është e vështirë të mos mendosh pushtimin e   Ukrainës për herë të dytë në tetë vite.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.