Frikë e dashuri, propozim si në “filma” nga fronti i luftës në Ukrainë, gruaja tmerrohet, por ajo që ndodh më pas është thjesht sureale (VIDEO)

Edhe në mes të luftës, shihen copëza jete. Kështu mund të përshkruhen episodet e ëmbla që na vijnë nga Ukraina, ku çiftet, kanë zgjedhur të martohen në front të luftës.

Ajo që po shihni është një propozim sureal, i parë shpesh në rrjete sociale, por në të tjera kushte. Disa ushtarë shihen duke kontrolluar një makinë civilësh, e në një moment, pas një gruaje që po kontrollohej shfaqet partneri i saj i ulur në gjunjë me një buqetë lulesh në duar. Ai ia drejtoi lulet së dashurës dhe me një unazë i propozoi.

Ajo që ndodhi më pas, ishin lot, puthje e përqafime, e një pohim që do të mbahet mend gjatë. Gëzimi i çiftit u shpërnda dhe te të pranishmit të tjerë, të cilët e shprehën ato mes ovacioneve dhe brohoritjeve. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.