Frikë nga Omicroni, India zgjeron fushatën e vaksinimit

11:06 26/12/2021

India do të zgjerojë fushatën e vaksinimit derisa tash e tutje mundësi për të marrë vaksinën kundër koronavirusit do ta kenë të gjithë banorët mbi moshën 15-vjeçare.

Po ashtu, India do të administrojë dozën e tretë përforcuese për punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët më të moshuar derisa ka frikë në vend që varianti i ri, Omicron mund të nxitë valën e re të infektimeve.

Kryeministri indian, Narendra Modi, gjatë një fjalimi televiziv më 25 Dhjetor njoftoi se vaksinimi i të rinjve në moshë nga 15-18 vjeç do të fillojë nga 3 janari.

Ndërkaq nga 10 janari do të mund të vaksinohen me dozën e tretë punëtorët shëndetësorë dhe banorët më të moshuar se 60 vjeç.

“Infektimi po përhapet nëpër shumë vende të botës për shkak të variantit të ri, Omicron. Në Indi po ashtu ka shumë njerëz të cilët tashmë janë infektuar me këtë variant. Ju bëj thirrje të mos bëni panik por të kujdesshëm”, tha Modi.

Numri i të infektuarve në Indi me variantin Omicron u rrit në 422 në 17 shtete indiane deri më 26 dhjetor, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Indisë.

Në shumë shtete indiane tashmë hynë në fuqi masat më të ashpra kundër përhapjes së pandemisë.

Me popullsi prej më shumë se 1.3 miliardë banorë, India deri tash ka rreth 61% të qytetarëve të vaksinuar plotësisht derisa 90% morën dozën e parë. /REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *