“Frikë nga Suel Çela ka Berisha, jo unë”/ Basha quan Kuvendin e 11 dhjetorit si ‘Arena e Hajnisë’! Po ia kalon telenovelave turke









Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar me kritika dhe akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një konferencë për mediat, kryedemokrati deklaroi se me hyrjen e Berishës sot në seli, ai po minon demokracinë.

 

Me batutë, Basha thotë se lëvizja e Berishës gjatë 3 muajve të fundit, është kthyer në një telenovelë duke zëvendësuar telenovelat turke, teksa e cilësoi Kuvendin e 11 dhjetorit si “Arena e Hajnive”.

“Unë nuk mund të bëhem juri për ata që janë juri e demokraciës në Shqipërisë. Me aktet e sotme, është minues i demokracisë. Sali Berisha është një minues i demokracisë. Ka 3 muaj që po I mbivendoset aksionit opozitar kundër Edi Ramës. A ka më minues të demokracisë se sat ë përdorësh demokratët si mish për top për të shfokusuar vëmendjen nga lufta oopozitare, në përpjekje për të marrë PD-në mburojë kundër SHBA-së.

E ka minuar dhe e minon demokracinë duke shfokusuar PD-në nga detyra që ka sot kundër regjimit të Edi Ramës, në të gjitha rrafshet, nga zgjedhjet, tek problemet e njerëzve. Telenovela Berisha ka zëvendësuar telenovelat turke. Vetëm i streson njerëzit. Kujt i shërben kjo telenovelë. I bën shantazh njerëzve për të firmosur për Kuvendin, si ‘Arena e Hajnive‘.

Ky është minimin e demokracisë. Në një nivel tjetër, është sjellja e sotme. Kur ti nuk përfill kushtetuitën e partisë tënde, shkel statutin, dhe shkel ligjin për partitë politike, vetëm se do të marrësh partinë peng. Je gati të bësh gjithçka për të minuar demokracinë. Nuk i intereson demokracia, opozita“ – tha Basha.  

 

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se Berisha nuk e ka akuzuar kurrë Suel Çelën. Basha thotë se nuk ka frikë nga Suel Çela.

“Suel Çela është një njeri që mund të frikësojë Berishën dhe jo mua. Mund të frikësojë njerëzit pranë Berishës. Njësoj si oligarkët, që Berisha i ka harruar emrin. Suel Çelës ia ka harruar emrin Berisha, jo unë, Aqif Rakipit dhe Tom doshit ia ka harruar emrin ai. Për shumë kohë mendoja se këta i çonte Rama dhe nuk i ka thërritur ky. Si nuk doli njëherë që të bëjë thirrje që këta të distancioheshin. Sot e morëm vesh. Sot pamë Sali Berishën e 97’ me një grusht banditësh, që pastaj kur e morën vesh që ishin të tillë, njerëz që u bënë milionerë në pusthtetin e tij që nuk u vendosën përpara drejtësisë dhe nuk thanë se ishin me armë. E ka humbur çdo sens. Suel Çela dhe banda e tij janë akuzuar disa herë. Tek arena e hajnisë ishte problemi jo zgjidhja“ – tha Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *