Frikë nga vala e tretë, mbyllet Parisi

14:10 19/03/2021

Greqia dhe Gjermania zgjerojë izolimin pas rritjes së infektimeve dhe kolapsit në sistemin shëndetësor

Për të tretën javë radhazi infektimet në të gjithë botën janë rritur sërisht. Kontinenti europian po përballet me kolaps në sistemet shëndetësore.

Franca sërisht ka hyrë në karantinë 1-mujore pas rritjes së rasteve. 15 zona përfshirë edhe Parisin do të izolohen nisur edhe nga variantet e reja të përhapura në vend. Për herë të dytë brenda kësaj jave u shënuan mbi 30 mijë të infektuar duke bërë që repartet intensive të ezaurohen.

Njerëzit nuk do të lejohen të udhëtojnë në pjesë të tjera të vendit, nëse nuk kanë një arsye të vlefshme. Ora policore në të gjithë vendin do të mbetet në fuqi nga 7 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.

Po ashtu edhe Greqia po përballet me një tjetër valë përhapje. Autoritetet do të marrin vendimin për të shtyrë me një muaj izolimin në disa nga rajonet ku vatra e infeksionit është më e lartë. Po ashtu një pjesë e madhe e shtretërve nëpër spitale janë zënë dhe kjo ka sjellë kolaps .

Greqia numëron mbi 230 mijë të infektuar dhe gati 7300 kanë humbur jetën nga Covid-19. Ndërkaq autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë paralajmëruar një rritje të rasteve me Covid që kërcënon të mbingarkojë spitalet.

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Poloni ka kaluar 2 milionë, ndërsa vendi ndeshet me një valë të tretë të virusit. Polonia ka regjistruar dhe 48,807 vdekje në total që nga fillimi i pandemisë.

I gjithë globi numëron mbi 122 milion të infektuar dhe 2.7milion kanë humbur jetën që kur u përhap Covid-19.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *