Frikë për Leo Mesin, “France Football” gati t’i japë “Topin e Artë” Levandovskit

frike per leo mesin france football gati ti jape topin e arte levandovskit































“France Football”, revista që ndan çdo vit trofeun “Topi i Artë” për futbollistin më të mirë në botë, e anuloi çmimin në vitin 2020 për shkak të pandemisë. Robert Levandovski ishte favoriti i madh, sepse ai kishte fituar gjithçka me Bajernin, duke përfshirë Champions-in.

main-qimg-a8eba2ce4092de6f59cf3c51237150fd-lq

Polaku shënoi gjithsej 55 gola në 47 ndeshje, shifra që e lejuan të ëndërronte çmimin e tij të parë, por fati i shpëtoi sërish. “Në 2020-ën dhe 2021-in kam pasur vitet më të mira të karrierës sime. Së fundmi një mik më ka dërguar statistika: Kam shënuar 100 gola në 85 ndeshje”, tha ai së fundmi në një intervistë për “Sport Bild”. Katër vite më vonë, revista franceze po shqyrton mundësinë për t’i dhënë sulmuesit një çmim që pa dyshim e meritonte.

Asgjë nuk është vendosur ende, por ka disa faktorë që mund të çojnë në plotësimin e boshllëkut në vitin 2020. Një nga më të rëndësishmet është hetimi i hapur në Francë disa muaj më parë për “Topin e Artë” të vitit 2021 të fituar nga Leo Mesi. Mesa duket PSG-ja do të kishte bërë presion mbi “France Football” në favor të argjentinasit. Me atë rast, Levandovski përfundoi i dyti, kështu që ai pa se si, edhe një herë, një çmim për të cilin ai kishte luftuar për të gjithë karrierën e tij i shpëtoi nga duart. Ekziston një shqetësim i madh në mesin e atyre që janë përgjegjës për revistën për humbjen e reputacionit që mund të shkaktojë hetimi i hapur dhe kjo është një nga arsyet që po e shtyjnë “France Football” të shqyrtojë mundësinë që polaku të marrë çmimin që ai nuk mund ta fitonte në vitin 2020.

Sulmuesi aktual i Barcelonës e ka bërë të qartë se është gati ta presë dhe tani, katër vjet më vonë. “Topi i Artë” jepet që nga viti 1954 dhe vetëm në vitin 2020 asnjë futbollist nuk e mori atë, ndaj dhënia e tij për Levandovskin do të ishte një rikthim historik që do të plotësonte rekordin e çmimit. Më tej, në edicionin e ardhshëm, për të cilin “France Football” dhe UEFA kanë bashkuar forcat, do të shpërblehet edhe trajneri më i mirë i vitit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts