Frikë për një luftë në Europë? NATO merr masa të forta dhe shton mbrojtjen në Lindje. 100 avionë luftarakë në veprim, anije e grupe sulmi

Stoltenberg i NATO-s u thotë gazetarëve sot se NATO ka vendosur elementë të forcës së saj të reagimit të shpejtë në tokë, det dhe në ajër në Evropën Lindore.
Ai thotë se blloku i sigurisë “tashmë ka forcuar mbrojtjen tonë” dhe se SHBA, Kanadaja dhe vendet evropiane kanë vendosur tashmë mijëra trupa në rajon.

Më shumë se 100 avionë luftarakë janë duke operuar tani në 30 lokacione mbrojtëse në Evropë, të shoqëruar nga më shumë se 120 anije dhe tre grupe sulmuesish, thotë Stoltenberg.

Ai thekson se forcat do të mbrojnë “çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s” dhe shton se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën, si dhe kombet e tjera në rajon të kërcënuara nga Rusia – duke përfshirë Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Bosnjën.

Është e rëndësishme të theksohet se NATO e ka bërë tashmë shumë e qartë se nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, e cila nuk është anëtare e aleancës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *