Frikë për sulme terroriste, ambasada e SHBA-ve në Kabul thirrje amerikanëve: Mos shkoni në aeroport!

Rikthehet rreziku për sulme terroriste në aeroportin e Kabulit. Ambasada amerikane në Kabul iu ka bërë një thirrje qytetarëve amerikanë dhe i ka paralajmëruar ata që mos të shkojnë në aeroport.

“Mos shkoni në aeroport. Qytetarët që janë tashmë në disa prej këtyre hyrjeve, duhet t’i lënë ata menjëherë sepse ka “kërcënime të sigurisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve.

Një paralajmërim i ngjashëm kishte ardhur nga ambasada edhe ditët e fundit, para sulmeve kamikazë që ndodhen jashtë aeroportit ku humbën jetën rreth 100 persona, mes tyre 14 ushtarë amerikanë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *