Frymëzoi filmin “The Terminal” pasi e ktheu aeroportin e Parisit në shtëpinë e tij, ndërron jetë 80-vjeçari iranian

frymezoi filmin the terminal pasi e ktheu aeroportin e parisit ne shtepine e tij nderron jete 80 vjecari iranian
frymezoi filmin the terminal pasi e ktheu aeroportin e parisit ne shtepine e tij nderron jete 80 vjecari iranian

Një iranian që jetonte në aeroportin e Parisit për 18 vjet ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

Historia e tij është ajo që frymëzoi edhe filmin e vitit 2004, The Terminal, me protagonist Tom Hanks.

I kapur në një harresë diplomatike, Mehran Karimi Nasseri e ktheu një zonë të vogël të aeroportit Roissy Charles de Gaullebëri, në shtëpinë e tij, Ngjarja ndodhi në vitin 1988.

Shtetasit iranian përfundimisht iu dha e drejta për të jetuar në Francë, por ai përfundoi duke u kthyer në aeroport disa javë më parë, ku vdiq nga shkaqe natyrore, tha një zyrtar i aeroportit për AFP.

I lindur në vitin 1945 në provincën iraniane të Khuzestanit, Nasseri fillimisht fluturoi në Evropë në kërkim të nënës së tij. Ai kaloi disa vite duke jetuar në Belgjikë, pasi u dëbua nga disa vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Holandën dhe Gjermaninë për shkak të mungesës së dokumenteve të sakta të imigracionit.

Më pas ai shkoi në Francë, ku e shndërroi terminalin 2F të aeroportit në shtëpinë e tij. I “ngulitur” në stolin e tij i rrethuar nga karroca që përmbanin pasuritë që kishte grumbulluar, ai i kalonte ditët duke shkruar për jetën e tij në një fletore dhe duke lexuar libra e gazeta.

Historia e tij tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare si dhe te regjisorit amerikan Stephen Spielberg, i cili realizoi filmin The Terminal, me aktorë Hanks dhe Catherine Zeta-Jones.

Pavarësisht se iu dha statusi i refugjatit dhe e drejta për të qëndruar në Francë në vitin 1999, ai qëndroi në aeroport deri në vitin 2006, kur u dërgua në spital për t’u trajtuar për një sërë sëmundjesh.

“Më pas ai kaloi kohë duke jetuar në një bujtinë duke përdorur paratë që kishte siguruar nga te drejtat e filmit”, raporton gazeta franceze Libération.

“Nasseri u kthye në aeroport disa javë më parë, ku jetoi derisa vdiq”, tha një zyrtar i aeroportit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts