Fshati ukrainas ‘rikthehet në jetë’

fshati ukrainas rikthehet ne jete

fshati ukrainas rikthehet ne jete

23:53 22/01/2024

Ndërsa rindërtimi i Ukrainës është një temë e nxehtë, një kryetar fshati ka rikthyer gati 80 familje në një fshat të shkretë në jug të vendit. Menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, fshati Zoria, në rajonin e Mykolaiv-it u kthye në një fushëbeteje.

Nën bombardimet e vazhdueshme dhe  bombat e fosforit, fshati pushoi së ekzistuari. Të gjithë banorët u larguan dhe asnjë ndërtesë nuk mbeti. Kur zona u rimor nga trupat ruse në fund të verës 2022, Volodymyr Petryshyn, kryeplaku i fshatit ishte i pari që u kthye me 20 banorë të tjerë të zhvendosur.

“Shtëpitë u shkatërruan. Ne shpesh ishim të bombarduar me bomba fosfori. Tanimë, është puna jonë dhe ne mundohemi të bëjmë diçka, të reagojmë ndaj kërkesave të banorëve. Po mundohemi t’ua bëjmë më të lehtë kthimin njerëzve në fshat”, tha Petryshyn.

Vullnetarët i dhuruan Petryshyn një tendë që ai ngriti pranë shtëpisë së tij të djegur dhe filloi një fushatë për të rindërtuar fshatin e shkatërruar. Shtatëdhjetë e katër familje janë kthyer në Zoria, duke e afruar atë me popullsinë e paraluftës prej 250 banorësh. Disa qëndrojnë në kontejnerë të përkohshëm, ndërsa të tjerë kanë arritur të rindërtojnë shtëpitë e tyre me materiale ndërtimi të sjella nga organizatat e ndihmës humanitare.

“Ne menduam se kryetari i fshatit Petryshyn nuk do të kthehej pasi shtëpia e tij u shkatërrua plotësisht. Ishte e frikshme, madje edhe muret u dogjën. Ai vuajti më së shumti. Shumica e njerëzve të paktën diçka i kishte mbetur, ai nuk kishte asgjë. Ai erdhi rikthehemi dhe jemi shumë të lumtur. Njerëz të tillë na mungojnë tani”, tha një banore.

Një vullnetar që punon për Caritas Ukraine, Oleh, tha se ishte falë kryebashkiakut Petryshyn që ndihmat vazhduan të vinin në Zoria.

“Kur vini këtu, nuk doni të largoheni. Atmosfera këtu është e mrekullueshme. Njerëzit janë të mrekullueshëm. Ata nuk kanë asgjë, shtëpitë e tyre të shkatërruara. Por gjithmonë të presin shumë mirë me ato pak gjëra që kanë. Fshati jeton falë Volodymyr Petryshyn. Ai përpiqet të kontaktojë OJQ të ndryshme, në mënyrë që ata të vijnë, të shohin dhe të ndihmojnë njerëzit”, tha Oleh.

Për Petryshyn është edhe më e vështirë pasi fëmijët dhe gruaja e tij mbeten në Mykolaiv, teksa sulmet e ndërsjellëta vijojnë me një intensitet të lartë.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts