FSHF dërgon 6 arbitra në Korçë, ja kush gjykon kryendeshjen Skënderbeu-Partizani



Do të luhet duke filluar nga ora 19:00, ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.

skenderbeu partizani

Duke parë objektivat dhe formën që po kalojnë të dyja skuadrat, ajo e Korçës mund të quhet edhe si kryendeshja e javës dhe për këtë arsye është vlerësuar maksimalisht nga FSHF. Për këtë sfidë, janë caktuar 6 arbitra.

Kryesor është Eldorjan Hamiti, i ndihmuar nga anësorët Ridiger Cokaj dhe Emigers Ganxhi, ndërkohë që arbitër i katërt është vendosur Ilir Trataraj. Ndërkaq dy asistentët e tjerë shtesë janë Enea Jorgji dhe Kreshnik Cjapi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *