FSHF i nxori audiopërgjimin, reagon kryetari i Bashkisë së Tiranës: U qëndroj atyre që kam thënë! Federata s’mund të jetë gjethe fiku e “mbretit lakuriq”!








veliaj dukaKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimit të nxjerr sot nga Federata Shqiptare e Futbollit, në të cilën kyebashkiaku akuzohet për ndërhyrje në garën për kreun e FSHF.

Por Erion Veliaj ka reaguar për këtë ngjarje, duke thënë se i qëndron fjalë për fjalë atyre që ka thënë, ndërkohë që akuzon FSHF-në se po angazhohet duke bërë përgjime për llogari të Armand Dukës, të cilin e etiketon si “beu i FSHF” dhe  “mbreti lakuriq”.

“U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj!

Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit “Tirona”, prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS me përfshirjen time si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes!

“Pavarësia” e FSHF-së nuk mund të jetë gjethe fiku për një mbret lakuriq që është kthyer në neverinë e aksionerëve e dashamirësve të futbollit shqiptar, i cili thjesht nuk e ka pëlqimin tonë si një prej aksionerëve.”- thekson Veliaj.

LEXO EDHE:  Vazhdon beteja për Tiranën, FSHF akuzon kryebashkiakun për presion dhe ndërhyrje në votime

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com