FSHF me sytë nga KAS i Lozanës, por ndërkohë Empoli mund t’i dhurojë një rol të ri Bajramit










FSHF do të ketë në javën e ardhshme mbledhjen vendimtare në KAS të Lozanës për të mësuar nëse Nedim Bajrami do të jetë apo jo pjesë e kuqezinjve. FSHF kërkoi që FIFA të lejojë futbollistin të ndërrojë kombëtare pasi ka luajtur më parë me Zvicrën dhe pasi kjo kërkesë u refuzua, çështja shkoi në Gjykatën Administrative në Lozanë.

nedim bajrami

Nëse gjithçka do të jetë pozitive, Reja do të ketë që në shtator fantazistin që ka kërkuar prej kohësh, ose… një sulmues të dytë tipik.

Trajneri i Empolit, Andrea Andreacoli, e ka pozicionuar shpesh Bajramin si një 10 të mirëfilltë gjatë miqësoreve dhe jo vetëm për shkak të numrit që mban në fanellë. Ai ka vendosur që fantazisti të luajë një pjesë të ndeshjeve të fundit si sulmuesi i dytë, për të përfituar maksimalisht nga pasimet e tij, por edhe nga nuhatja që ka para portës pasi është një goditës i mirë i topit. Këtë trajneri e ka pohuar edhe sot në konferencë për shtyp teksa ka shpjeguar se ndonëse në fillim ishte i detyruar nga mungesat, roli i Bajramit mund të ishte edhe ky.

Kështu, përgjigja pozitive e KAS mund të shtonte opsionet e Rejas jo vetëm për mesfushën, por edhe për sulmin kuqezi i cili në të kaluarën ka vuajtur shpesh të gjejë rrjetën.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *