FSHF-së i ngelen llogaritë të bllokuara, prokuroria nis hetim









Federata Shqiptare e Futbollit do të vazhdojë me llogari bankare të ngrira. Ditën e djeshme në ambientet e Gjykatës së Tiranës është zhvilluar seanca e dytë mes FSHF-së dhe zyrës përmbarimore. Institucioni i futbollit në vend ka ngritur një padi për zhbllokimin e llogarive kundër përmbarimit.

asasasa

Përfaqësues i FSHF-së në këtë gjyq ka qenë Aldi Topçiu, shefi i zyrës juridike në këtë institucion. Aty ka marrë pjesë edhe avokati i klubit Tirana, pasi në këtë çështje i përfshirë është edhe KF Tirana, për një borxh mbi 600 milionë lekë që klubi i detyrohet ish-presidentit të ndjerë Metush Seferi.

Në përfundim të seancës, për këtë çështje nuk ka ende një vendim, pasi gjykatësja vendosi që situata të vijojë e njëjtë, shuma e pretenduar nga përmbaruesit do të vijojë të mbetet e ngrirë dhe se çështja do të shqyrtohet nga themeli.

SEANCA E DYTË

Në lidhje me këtë vendim, u prononcua për “Panorama Sport” edhe përmbaruesi Altin Latifi, i cili sqaroi se çfarë ndodhi në këtë seancë të dytë gjyqësore, ku edhe theksoi se akoma nuk ka një vendim për këtë çështje dhe se çdo gjë ngelet për seancën e radhës.

“Dje u zhvillua seanca e radhës. Gjykata vendosi të mbajë të ngrirë situatën, të mbajë të ngrirë shumën e bllokuar deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

Nuk mund të japim detaje të tjera sepse janë procedura përmbarimore të mbrojtura nga ne dhe nuk mund të dalin nga ana e përmbaruesit. Kemi një situatë të ngrirë deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Gjykata do të shqyrtojë në themel të gjithë procedurën çfarë ka ndodhur”, u shpreh përmbaruesi Altin Latifi.

SITUATA

Në muajin nëntor Federata Shqiptare e Futbollit ngriti një padi ndaj zyrës përmbarimore, pasi kjo e fundit i bllokoi një shumë në llogaritë e saj. Zyra e përmbarimit privat pretendon se FSHF-ja ka kryer transaksione për llogari të të tretëve në emër të Tiranës, duke shmangur derdhjen e parave të UEFA-s dhe të drejtës TV në llogaritë e klubit bardheblu.

Kështu do të shmangej edhe shlyerja e borxhit që klubi i Tiranës ka për shkak të një gjyqi të humbur me ish-presidentin e ndjerë Metush Seferi.

Kështu që, FSHF-ja edhe pasi dy seancave gjyqësore ende vazhdon që të ngelet me një shumë të bllokuar nga përmbarimi në llogarinë e saj.

Gjykatësja Manjola Xhaxho ka vendosur që ta shqyrtojë çështjen edhe një herë nga themeli dhe në datën 12 janar 2022 do të mbahet seanca e radhës. Ndërkohë, mësohet se Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim kryesisht për këtë çështje.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.