FSHF, takim në Ministri për ndryshimet ligjore. “Shpik” një president të Ligës për ta pasur në mbledhje








FSHF u kthehet përsëri kërkesave të vjetra që sollën bojkotin e kampionatit dy vite më parë. Por si zakonisht, institucioni i futbollit e bën këtë në mënyrën e tij, me shpikje shqiptare, që të duket se gjithçka funksionon mirë e bukur dhe të gjithë janë në një front të bashkuar kur i intereson drejtuesve të futbollit në vendin tonë.

LIGA PROFESIONISTE

Zyra për shtyp e FSHF-së shpërndau për gazetarët njoftimin se këtë të martë kishte një takim mes drejtuesve të futbollit shqiptar dhe Ministres Evis Kushi. I pranishëm do ishte Duka, por edhe presidenti i Ligës, Edvin Libohova! Por si mund të jetë e vërtetë diçka e tillë?!

Libohova ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Ligës së Futbollit pikërisht një vit më parë, në janarin e vitit 2021. Organizata e klubeve ka funksionuar pa një president dhe pavarësisht kërkesës publike për të afruar persona për të marrë një post të tillë, askush nuk ka bërë para për të pranuar këtë detyrë në një organizatë e cila ekziston vetëm në letër. Dhe duket gjithmonë e më shumë e tillë kur FSHF kthen zv. presidentin e saj Libohova në këtë detyrë pa iu dridhur aspak qerpiku e pa i bërë përshtypje se vazhdon të zaptojë atë që duhej të ishte organizimi i lirë i klubeve shqiptare.

Një mënyrë aspak serioze për t’i prezantuar shtetit disa kërkesa serioze që ndikojnë fillimisht në xhepat pikërisht të drejtuesve të klubeve shqiptare, për të cilët FSHF e Liga deri më tani nuk ka gjetur asnjë lloj lehtësimi.

NJOFTIMI I ZYRËS PËR SHTYP TË FSHF-SË

“Nesër, e martë, 11 janar 2022, ora 11:00, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit do të zhvillohet një takim i Ministres Evis Kushi me Presidentin e FSHF, Armand Duka, Edvin Libohohen, President i Ligës Profesioniste, Edmond Hasanbelliun, President i KF Teuta, Alban Xhaferri, President i KF Vllaznia dhe Aldi Topçiu, Drejtor i Departamentit Ligjor në FSHF, ku do diskutohet mbi ndryshimet në Ligjin e Sponsorizimeve dhe Ligjin për TVSH-në në sport”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.