Ftesa e Edi Rejës “djeg” klubin spanjoll, Malaga humb 200 mijë euro nga Keidi Bare






Grumbullimi i Keidi Bares te Kombëtarja, mund të jetë diçka e mirë për lojtarin dhe Shqipërinë, por nuk ka ndikuar mirë te ish-klubi i tij Malaga.

keidi_bare_con_el_espanyol

Sipas mediave spanjolle, gjatë kohës kur Bare kaloi nga Malaga te Espanjoli, në kontratë u përfshinë disa klauzola, për bonuse që klubi i Malagës do të përfitonte, nëse plotësoheshin disa kushte. Një ndër klauzolat ishte edhe një numër i caktuar minutash që lojtari duhet të luante me Espanjolin në La Liga 2.

Sipas llogaritjeve të bëra, Bare duhet të luante ende edhe 21 minuta me Espanjolin, që Malaga të përfitonte 200 mijë euro. Ndeshja e fundit është me Alkorkon, por fieraku nuk mund të luajë në këtë ndeshje. Shkak është bërë ftesa që ka marrë nga trajneri Reja dhe është larguar nga skuadra e tij për t’u grumbulluar me Shqipërinë, duke i hequr nga duart 200 mijë euro Malagas.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *