Ftesa e Ramës për Bashën/ Kryemadhi: Nuk kam pa burrë që i lutet një burri 12 herë në 24 orë



E pyetur nga gazetarët si e komenton ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëqevrisje me Lulzim Bashën, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nga Vlora deklaroi:  “Nuk kam pa burrë që i lutet një burri për 24 orë 12 herë, është i mbaruar!”.

Kryemadhi tregoi po ashtu pritshmëritë sa i takon numrit të deputetëve në këtë qark, teksa u shpreh: “3 Vlora, 1 Saranda, gjithsej 4 deputetë.”

Edhe sot kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se nuk do të jetë në bashkëqeverisje me Edi Ramën, që sipas tij ka pranuar tanimë humbjen. “Edi Rama e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim, e ndjen forcën e papërballueshme të shpresës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim. E ka mësuar se ai do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. Ndaj tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisë sonë. Përgjigjja jonë është: Jo. Koha jote ka mbaruar”, tha Basha.

Sjellim në vëmendje që kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me kryedemokratin me kushtin që ky i fundit të ndahet nga Meta dhe Berisha.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *