Ftesë nga autoritetet politike dhe fetare të Ukrainës, Papa Françesku pritet të udhëtojë në Kiev

ftese nga autoritetet politike dhe fetare te ukraines papa francesku pritet te udhetoje ne kiev
ftese nga autoritetet politike dhe fetare te ukraines papa francesku pritet te udhetoje ne kiev

Papa Françesku mund të udhëtojë në kryeqytetin Ukrainas, në Kiev.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Papa po shqyrtonte një ftesë të bërë nga autoritetet politike dhe fetare ukrainase.

Ndërkohë ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me këtë vizitë, në një kohë kur Ukraina po sulmohet nga forcat ruse.

Papa Françesku është ftuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , kryetari i Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko , kryepeshkopi Major Sviatoslav Shevchuk i Kishës Katolike të Ukrainës
Kujtojmë se më herët Papa ka bërë thirrje që të ndalen sulmet ruse në Ukrainë, duke mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts