Fundi i një epoke, Raul Castro tërhiqet nga drejtimi i Partisë Komuniste

10:39 17/04/2021

Raul Castro ka deklaruar se do të japë dorëheqjen si lider i Partisë Komuniste në Kubë duke i dhënë fund pushtetit të familjes së tij në 6 dekadat e fundit.

89-vjeçari tha gjatë një kongresi se ai po ia dorëzonte udhëheqjen gjeneratës së re me “pasion dhe shpirt anti-imperialist”. Pasuesi i tij do të votohet në fund të kongresit 4-ditor.

Ky vendim ishte i papritur dhe i jep fund epokës së udhëheqjes nga ai dhe vëllai i tij Fidel Castro, i cili filloi drejtimin pas revolucionit të 1959-ës. “Besoj fort në forcën dhe natyrën shembullore të patriotëve të mi”, u tha ai delegatëve të partisë në Havana.

Edhe pse Castro nuk e ka deklaruar emrin që preferon ta zëvendësojë, mediat besojnë se udhëheqja do t’i kalojë Miguel Díaz-Canel. Në vitin 2018, Díaz-Canel u bë President i Kubës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *