Fundi i një epoke të artë/ Lionel Messi i thotë lamtumirë “shtëpisë” së tij pas 18 vitesh, ja kush jane disa nga golat më të bukur me fanellën e Barcelonës (Video)

Zyrtarisht, Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën Barcelonës pas 18 vitesh karrierë në ekipin që i dha çdo gjë.

Kjo lamtumirë vjen në momentin kur të gjithë prisnim një rinovim kontrate që do ta mbante edhe për 5 vite të tjera yllin argjentinas tek katalanasit.

Mes

”Pleshti” i lindur në Rosario, Argjentinë tregoi një aftësi të madhe për futbollin që fëmijë fëmijë. Edhe pse në moshën 11 vjeç ai u diagnostikua me një mangësi të hormonit të rritjes që kërkonte trajtim të shtrenjtë kjo gjë nuk  epengoi atë të ngjiste shkallët e suksesit

Messi gjatë karrierës ka zhvilluar 778 paraqitje me Barcelonën, ka shënuar 672 gola dhe ka dhuruar 305 asiste dhe ka fituar 35 trofe.

Golin e parë e ka shënuar në vitin 2005 kundër Albacetes, derisa pjesa tjetër është histori.

Messi

Stili i lojës së Messit e bën futbollin të duket i lehtë dhe është e zakonshme të dëgjosh se ish-kapiteni i Barcelonës është një “talent natyral”. Po nuk ka gjë të tillë që Lionel Messi të jetë një “talent natyral” pasi ylli i Barcelonës punoi shumë për të qenë aty ku është.

Megjithatë, historia e Messit mund të kishte përfunduar para se të fillonte nëse Barça nuk do ta merrte nën krahët e saj në moshë të re.

Gjatë karrierës së tij me fanellën e Barcelonës ai ka shënuar disa nga golat që do të mbeten në histori.

Teksa sot mbyllet epoka e artë e Lionel Messit në shtëpinë e tij, Barcelonë një gjë është e sigurt që ekipi katalanas nuk do të jetë më i njëjtë pa të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *