Fundjava me reshje shiu, sinoptikania Porja: Dhjetori me borë, kthehet dimri si para viteve ‘90

TIRANË

Sinoptikania Lajda Porja e ftuar në “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe tha se kjo fundjavë mbi vendin tonë parashikohet të jetë më reshje shiu.

Ajo sqaron se e shtuna pritet të ketë alternime kthjellimesh, ndërsa dita e dielë dhe e hëna do kenë reshje shiu të konsiderueshme.

E pyetur për dhjetorin në përgjithësi, Porja thotë se do kemi një muaj me reshje të bollshme dhe karakteristike është dëbora e cila do jetë shumë e pranishme. Porja thekson se ky dhjetor kthen dimrin e para viteve ’90, tipik me temperatura të ulta dhe borë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.