Fundoset anija me 200 persona në bord, dhjetra të zhdukur në Nigeri

11:42 27/05/2021

Qindra persona janë zhdukur pasi një anije e nisur nga Nigeria, me 200 pasagjerë në bord, është mbytur. Incidenti ndodhi në lumin Niger në Nigerinë veriperëndimore.

Presidenti Muhammadu Buhari e përshkroi aksidentin si “shkatërrues”, duke u shprehur ngushëllimet e tij familjeve të viktimave. Nga kjo tragjedi autoritetet lokale kanë mundur të shpëtojnë 20 persona.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë persona të tjerë pranë lumit. Shkak i mbytjes së anijes ishte mbingarkesa, pasi nuk duhej kaluar shifra e 80 pasagjerëve. Anija ishte gjithashtu e ngarkuar me thasë me rërë nga një minierë ari.

Incidente të tilla nuk janë të pazakonta në Nigeri, me rekorde të mbingarkesës, mirëmbajtjes dhe sigurisë së dobët. Qytetarët po i bëjnë presion autoriteteve nigeriane për të forcuar politikat e transportit  ujor për shkak të incidenteve në rritje.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *