Fundoset varka me emigrantë në Egje, vdesin 4 fëmijë

fundoset varka me emigrante ne egje vdesin 4 femije

fundoset varka me emigrante ne egje vdesin 4 femije

21:09 28/08/2023

Katër fëmijë kanë humbur jetën në Detin Egje mëngjesin e sotëm pasi varka me të cilën udhëtonin disa emigrantë u përmbys.

Ngjarja ka ndodhur në ujërat territoriale turke pranë ishullit të Lesbos.

Sipas Ministrisë greke të Transportit, roja bregdetare greke e pikasi varkën me emigrantë dhe njoftoi palën turke.

Por mediat e Athinës shkruajnë se rojet bregdetare turke nuk reaguan edhe pse u njoftuan. Varka u përmbys në sytë e tyre.

Më pas nisi operacioni i kërkim shpëtimit, ku nga uji u nxorrën 22 emigrantë. Katër prej tyre kishin humbur jetën. Bëhet fjalë për një foshnje 11-muajshe, dy vajza 8 dhe 14 vjeçe dhe një djalë 8 vjeç.  /tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts