Funeral në katedralen e Milanos, ceremoni me nderime shtetërore, ja kur do të përcillet në banesën e fundit Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi do të varroset me nderime shtetërore, ndërsa varrimi do të bëhet në Katedralen e Milanos të mërkurën nga ora 14:00.

Kështu ka thënë sot zëdhënësi i Kishës Katolike të Milanos, siç raporton reuters. Sipas agjencisë ANSA, trupin i të ndjerit do të transferohet në vilën në San Martino në Arcoro, në veri të Milanos.

Berlusconi vdiq sot në Spitalin San Raffaele të Milanos në moshën 86-vjeçare. Ai ishte shtruar në spital tre ditë më parë për një ekzaminim të paracaktuar në lidhje me leuceminë kronike.

Ndryshe, Silvio Berlusconi ishte kryeministri italian më jetëgjatë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai drejtoi vendin për nëntë vjet në total: midis 1994 dhe 1995, 2001 dhe 2006 dhe nga 2008 deri në 2011, kur dha dorëheqjen për herë të fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts