Fuqia e kristaleve, flet ekspertja: Është shkencë, ja si na ndihmojnë për suksese dhe më shumë para!

TIRANE

Në botën moderne, kristalet kanë rifituar popullaritetin për aftësinë e tyre të mundshme për të mbrojtur trupin tonë nga valët e dëmshme elektromagnetike dhe për të ndihmuar problemet e shëndetit mendor.

Kristalet shëruese mund të përdoren në shumë mënyra të ndryshme, por është e rëndësishme që ato të jenë afër trupit tuaj në mënyrë që energjia e tyre të mund të funksionojë tek ju.

E ftuar në Vila24 ekspertja e mineralogjisë Fjorza Mullahaj na tregoi më shumë për këtë fushë të panjohur duke thënë se kjo është shkencë.

“ Kabllot elektrik kanë brenda tyre nje pjesë që eshte SiO2 ‘Silicon dioxide’, është pjesa që transmeton rrymën, është shpikur nëpërmjet kuarcit të pastër. Nuk është lidhje bestytnie, nuk është lidhje fare besimi, pasi besimi lidhet me ekzisktencen e një hyjnije, nuk lidhet me sensin e një materie që preket, kjo është shkencë.

Ne e kuptojmë që telefoni ka transmetim valësh por nuk e kuptojmë që valën ja jep një mineral që ka brenda. Ka një studim që brenda syrit tonë ka disa kristale, është studim është shkencore”- tha Fjorza për News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts