“Fuqia jonë, e papërballueshme nga Rama dhe çirakët e tij”- Kryetari i PD flet për detyrën e parë: S’kapardisem para demokratëve! Unë jam në shërbimin tuaj









Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi nga Dibra se “fuqia e demokratëve të bashkuar është e papërballueshme nga Edi Rama dhe çirakët e tij”.

Duke komentuar zhvillimet e brendshme në PD, Basha theksoi se “detyra ime e parë është ti japim fund çdo kakofonie brenda familjes tonë, ti hapim krahët dhe të mirëpresim të gjithë ata që kishin humbur rrugën”.

“E pra unë jam këtu për t’iu thënë sot se ne nuk do ta pranojmë këtë, se ne nuk do ta lejojmë këtë. Unë e kuptoj që detyra ime e parë është ti japim fund çdo kakofonie brenda familjes tonë, ti hapim krahët dhe të mirëpresim të gjithë ata që kishin humbur rrugën dhe sot e dinë se përmes bashkimit vjen fuqia dhe fuqia e demokratëve të bashkuar është e papërballueshme nga Edi Rama dhe çirakët e tij.

Një thirrje të veçantë e kam për rininë, për rininë shqiptare, natyrisht për rininë dibrane. Ëndrrat më të bukura, ëndrrat për një Shqipëri më të mirë, për një Shqipëri normale, janë guri I themelit mbi të cilën ne ngritëm shtëpinë tonë të lirisë 31 vite më parë.

Ishin ëndrrat e studentëve të dhjetorit, edhe sot të rinjtë dhe të rejat kanë energjinë, kanë vizionin për ta bërë këtë të mundur ndaj ju kërkoj strukturave të Partisë Demokratike, drejtuesve të Partisë Demokratike, themeluesve dhe qëndrestarëve t’u japim hapësirën rinisë demokrate dhe rinisë shqiptare.

Me 18 dhjetor Kuvendi Kombëtar i të gjithë demokratëve zgjodhi të ardhmen, tani është në dorën tonë ta bëjmë gati Partinë Demokratike për ti prirë betejës për të ardhmen.

Kjo është një betejë pa kompromis me të keqen, kjo është një betejë në përballje totale dhe frontale me të keqen sado i gjerë dhe sado i gjatë të jetë ky front sepse pavarësisht kë kemi përballë, haptazi apo fshehurazi ata nuk mund të jenë kurrë më të fortë se sa bashkimi i pasionit të zemrave të njerëzve të drejtë, të atyre që kanë dhënë dhe që japin gjithçka për demokracinë, të atyre që e dinë që përpos nesh nuk ka shpresë tjetër për ndryshim, të atyre që e dinë se ndryshimi po vjen dhe është i pashmangshëm kur demokratët janë bashkë të vendosur dhe në ballë të betejës. Ndaj ju falënderoj nga zemra për ftesën këtu në Dibër, Ju falënderoj dyfish sepse me të vërtetë ndodhem këtu dhe më keni mirëpritur në shtrëngimin e duarve, në fjalët përshëndetëse, në fjalët që më thatë kur u takuam dhe po kështu me mesazhet që keni vendosur në bulevardin qendror të Peshkopisë si birin tuaj dhe në fakt biri juaj jam.

Por ka një ndryshim meqë po flasim për të ardhmen, ka një ndryshim që dua ta them me dy fjalë. Unë nuk vij këtu të kapërdisem para jush apo para demokratëve apo para shqiptarëve me atë që ju përfaqësoni.

Nuk vij këtu që t’ju them që ja ku i kam demokratët e Dibrës në shërbimin tim por vij t’ju them se jam në shërbim të demokratëve të Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë.

Në shërbim të demokratëve të Kukësit, në shërbim të demokratëve të Shkodrës dhe të Lezhës, në shërbim të demokratëve të Korçës dhe të Elbasanit, në shërbim të demokratëve të Beratit dhe të Gjirokastrës, të Vlorës dhe të Tiranës, të Fierit dhe të mbarë Shqipërisë. Zoti e bekoftë Partinë Demokratike. Zoti e bekoftë Dibrën. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.