Fushata 20 ditore/ Nis regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Iran

Irani ka hapur regjistrimin e kandidatëve potencialë në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm, ndërkohë që rriten tensionet me Perëndimin dhe paqartësitë për marrëveshjen bërthamore të Teheranit me fuqitë botërore. Regjistrimi ka nisur më 11 maj dhe do të zgjasë për pesë ditë.

Aplikacionet më pas do të shqyrtohen nga Këshilli i Gardianëve, trup kushtetues i linjës së ashpër që në të kaluarën ka diskualifikuar shumë kandidatë të moderuar. Ky këshill do të publikojë listën finale të kandidatëve më 27 maj, dhe më pas nis fushata 20-ditore për zgjedhjet e 18 qershorit.
Presidenti iranian Hassan Rohani, politikan relativisht i moderuar, qeveria e të cilit është duke negociuar për ringjallje të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, nuk mund të rizgjidhet pasi ka shërbyer për dy mandate katërvjeçare.

Iranianët e linjës së ashpër kanë fituar kontrollin e parlamentit vitin e kaluar, me një përqindje të daljes prej 42.5 për qind. Kjo njëherësh ka qenë shifra më e ulët e pjesëmarrjes në zgjedhje prej Revolucionit Islamik të vitit 1979, që ka rezultuar me fuqizim të klerikëve në pushtet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *