Fushata elektorale/ Petro Koçi “zbulon” talentin si këngëtar. Çamët e Fierit i “prek” me…(VIDEO)

SHPËRNDAJE

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi bën lajm në media më shumë me statuset e çuditshme sa me qëndrimet politike që mban.

Së fundmi, Koçi ka postuar veten në Facebook duke kënduar një këngë të vjetër çame.

Me fushatën në sfond dhe ku çamët janë jo të paktë në numër në Qarkun e Fierit, Koçi duket se synon të “prekë zemrën” e tyre me këngën e Osman Takës, një personazh i njohur nga zonat e Filatit në Çamëri, i cili organizoi një kryengritje kundër Perandorisë Osmane rreth 1850.

“Përshëndes të gjithë çamët e Fierit. Mund te votoni për ke ju do zemra. Por kjo këngë është një dashuri për mua!”- shkruan Koçi teksa publikon videon.

Koçi është renditur i dyti në qarkun e Fierit në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *