Fushata për zgjedhjet e Kongresit, në orët e fundit

fushata per zgjedhjet e kongresit ne oret e fundit
fushata per zgjedhjet e kongresit ne oret e fundit

17:40 07/11/2022

Sondazhet: Republikanët mund të fitojnë në të dyja dhomat

Fushata për zgjedhjet e të martës për kongresin amerikan është në orët e fundit. Rezultati i zgjedhjeve amerikane mund të ndryshojë rrjedhën e krizës globale, teksa sondazhet parashikojnë që republikanët u marrin demokratëve shumicën në Dhomën e Ulët, e ndoshta edhe në Senat.

Në garë janë 35 vende nga 100 që ka në total Senati. Përllogaritja e CNN parashikon që vendimtarë të jenë 3 shtete federale si Xhorxhia, Nevada e Pensilvania që konsiderohen si shtete të pasigurta, që mund ta çojnë Senatin drejt republikanëve ose ta mbajnë demokratët. Ndërsa gjasat janë shumë herë më të mëdha që republikanët të marrin kontrollin e plotë të Dhomës së Ulët.

Orët e fundit, Joe Biden dhe Donald Trump zhvilluan tubime në dy zona që konsiderohen si tepër të rëndësishme për këto zgjedhje, respektivisht në Nju Jork dhe Florida.

Presidenti Biden: Të gjithë e dimë se demokracia është në rrezik. Shumica e amerikanëve janë të shqetësuar për ta ruajtur demokracinë tonë dhe është detyrë e kësaj gjenerate për ta ruajtur.

Ish-Presidenti Trump: Për ta bërë vendin tonë më të suksesshëm, të sigurt dhe madhështor, kam ndërmend të rikandidoj sërish në 2024.

Në zgjedhjet e mesit të mandatit, krahas kongresit votohet edhe për guvernatorët e disa shteteve federale.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts