Fusnota, back door – kapixhik/prollaz për pjesëmrrjen e Kosovës në nisma rajonale dhe organizata ndërkombëtare

fusnota back door kapixhik prollaz per pjesemrrjen e kosoves ne nisma rajonale dhe organizata nderkombetare
fusnota back door kapixhik prollaz per pjesemrrjen e kosoves ne nisma rajonale dhe organizata nderkombetare

Për politikanët dhe diplomatët me përvojë, tema e pranimit apo mos pranimit të fusnotës është pa asnjë vlerë në aspektin pragmatik. Pyetja retorike e cila ngrihet mbi këtë debat është: ofron fusnota mundësi pjesëmarrjeje ndërkombëtare të Kosovës, apo refuzimi i fusnotës ruan atë nga trajtimi i tipit të surrogatit?

Fusnota si e tillë është pranuar më 24 shkurt të vitit 2012, me marrëveshjen për përfaqësim rajonal, marrëveshja njëmbëdhjetë (11) pikëshe e cila rregullon pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale. Fusnota e negociuar në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e përfaqësuesit të BE-së Cooper, e cila përbëhet nga Rezoluta e OKB-së 1244 dhe GJND (Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë), që nuk paragjykon statusin final të Kosovës. Pra, fusnota si e tillë e mban pezull statusin e Kosovës, nuk paragjykon statusin final të saj.

Megjithatë, shikuar nga aspekti pragmatik, me këtë marrëveshje Kosova fiton të drejtën të përfaqësohet pa pjesëmarrjen e UNMIK-ut, siç ka qenë e përfaqësuar deri më pranimin e marrëveshjes së lartpërmendur dhe vendosjen e fusnotës. Me këtë, Kosova anëtarësohet në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Traktatin e Komunitetit të Transportit (TCT), Komunitetin e Energjisë (EnC), Iniciativën Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI), Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore (SEECP), Nisma Brdo-Briuni etj. Ndërkohë, në vitin 2014 u krijua Procesi i Berlinit si një platformë për bashkëpunim të nivelit të lartë midis përfaqësuesve të lartë të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor (WB6), në përbërëje: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi, nën tutoriatin e vendeve të BE-së: fillimisht Gjermania, Austria, Franca, Italia, Britania e Madhe (në atë kohë Britania e Madhe ishte në process të Brexit), që janë vendet pritëse të Procesit të Berlinit. Vlen të përmedet se në Procesin e Berlinit Kosova nuk përfaqësohet me fusnotë, por me simbolet shtetërore si vendet e tjera pjesëmarrëse në këtë nismë. Mirëpo duhet vënë në pah se produktet e Procesit të Berlinit, si: Bashkëpunimi Rajonal i të Rinjve (RYCO), Ballkani Perëndimor 6 (WB6), Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF) trajtohen me fusnotën e Marrëveshjes për Përfaqësim Rajonal.

Ajo që është me rëndësi në rrugëtimin e Kosovës në procesin e integrimit në BE është se, fusnota hapi rrugë për nënshkrimin e marrëveshjes së parë kontraktuale. Bëhet fjalë për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, nënshkruar më 27 tetor 2015, që shënon hapin e parë konkret të Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Edhe pse duhet vënë në spikamë fakti se kjo marrëveshje, dallon nga marrëveshjet e BE-së me vendet tjera.

Në rrugëtimin e saj në procesin e anëtarësimit në KiE, në vitin 2014 Kosova është anëtarësuar në Komisionin e Venecias, njërin prej institucioneve të rëndësishme të Këshillit të Europës, një vit pas anëtarësimit në Bankën Evriopiane për Rikonstukcion dhe Zhvillim (EBRD) duke e dërguar në dy numrin e institucioneve të KiE-së. Si në Komisionin e Venencias, ashtu në EBRD, Kosova nuk referohet me fusnotë.

Mirëpo ajo që ndryshon nga përfaqësimi i Kosovës në nismat rajonale është se në dokumentet e KiE, dhe në web faqen e kësaj organizate, fusnota e trajton Kosovën vetëm me rezolutën 1244, pa prejudikuar statusin final, dhe nuk e përfshinë pjesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, siç rregullohet në Marrëveshjen për Përfaqësim Rajonal (shkurt 2012), që ka shërbyer si model për nismat dhe organizatat tjera.

Po sjell për lexuesin pikën 3.3 të Deklaratës së Bukureshtit të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Jug-Lindore (SEECP-së, viti 2014), atëherë kur i mundësohet të jetë pjesëmarrëse e barabartë e kësaj nisme rajonale: “Në lidhje me kërkesën e Kosovës për të ju bashkangjitur SEECP-së, marrë parasysh angazhimin për të fuqizuar pronësinë rajonale dhe gjithpërfshirjen, dhe duke pranuar marrëveshjet historike të arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE, veçanërisht Marrëveshja e Parë mbi parimet që rregullon normalizimin e marrëdhënieve dhe marrëveshjet në lidhje me përfaqësimin dhe bashkëpunimin, ne mirëpresim pjesëmarrjen e Kosovës në aktivitetet e SEECP-së gjatë viteve të kaluara dhe kemi vendosur të ftojmë Kosovën të marrë pjesë në baza permanente në aktivitetet dhe takimet e SEECP-së, në të gjitha nivelet dhe me kushte të barazisë”.

Po i rikthehem edhe njëherë trajtimit të Ksoovës në KiE.

Siç e theksova më lart, kjo organizatë falë ndërhyrjes së Rusisë, e trajton Kosovën me fusnotën me Rezolutën 1244, pa e përmendur GJND-në. Opinionistë në Kosovë pretendojnë se në momentin kur Kosova do të anëtarësohet në KiE, do të trajtohet si shtet edhe nga vendet mosnjohëse të kësaj organizate, duke e bazuar idenë tek nenet e veçanta të Raportit të Bakoianis.

I referohen nenit 14 të raportit, nen i cili flet për rend dhe ligjit dhe në mënyrë specifike (paragrafi 14.1.4) i cili fokusohet tek legjislacioni në fushën e cila është plotësisht “në përputhje me Planin Ahtisaari, duke përfshirë mbrojtjen e pronave të Kishës Ortodokse Serbe…” Neni 14 në përgjithësi flet për përgjegjësitë institucionale të Kosovës duke mos anashkaluar prezencën e KFOR-it dhe EULEX-it. Ky nen po ashtu rregullon aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare duke u fokusuar në dialogun me Serbinë: “të vazhdojë të angazhohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të respektojë angazhimet dhe detyrimet e ndërmarra; përpjekje të sinqerta në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë; të zgjidhen mosmarrëveshjet ndërkombëtare në mënyrë paqësore dhe nxisin marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”.

Po ashtu, neni 15 e trajton Kosovën si subjekt ndërkombëtar duke e ftuar të funksionojë konform marrëveshjeve, protokolkeve dhe konventave, mu ashtu siç janë trajtuar shtetet tjera aspiruese/anëtare të KiE-së.

Edhe pse neni 14 dhe 15 e trajton subjektin në margjina të shtetit, vetë fusnota si e tillë do të shkaktojë telashe, mu ashtu siç ka ndodhur në nismat rajonale në të cilat Serbia, apo kohë pas kohe shtetet tjera të rajonit: Bosnja dhe Hercegovina, Rumania, ndonjëherë Greqia, apo edhe ato të Evropës që e kanë njohur Kosovën, si në rastin e Italisë dhe Hungarisë, mund të shkaktojnë probleme procedurale, sado teknike të jenë në dukje, ato kanë konotacion politik.

Debati zgjerohet me dilemën: Është e pranueshme që Kosova të anëtarësohet në BE me fusonotë, apo të jetë vëzhguese në OKB me fusnotë, të anëtarësohet në INTERPOL dhe UNESCO me fusnotë?

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts