“Futbollistët që bëjnë jetë luksi më acarojnë”, ylli i Liverpulit flet pa doreza: Ronaldon dhe Nejmarin…






Sulmuesi i Liverpul, Sadio Mane, në një intervistë për “L’Equipe”, është shprehur se nuk i pëlqen jeta e luksit që disa futbollistë bëjnë dhe thotë se kjo gjë e acaron atë.

mane

“Nuk dua të krijojë përshtypjen se jam një person kritik, por është e vërtetë që ka disa vlera në futboll që më acarojnë pak në krahasim me edukimin që kam pasur. Por unë në vend që të kritikoj, preferoj të distancohem. Gjëja kryesore është të mos ndryshosh dhe besoj se nuk e kam bërë këtë gjë. Për një djalë që vjen nga një qytet i vogël, kjo është një fitore e madhe”, ishin fjalët e Mane.

Gjithashtu, senegalezi foli dhe për Ronaldon dhe Nejmarin, të cilët janë dy prej atyre futbollistëve që e ekspozojnë më së shumti jetën e luksit që bëjnë. “I ndjek në rrjetet sociale dhe mendoj se kjo është e mjaftueshme. Nuk po them që nuk e dua jetën që bëjnë ata, por mendoj se nuk është për mua”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com