Futbollisti vrau veten si pasojë e racizimit? Reagon babai i ish-sulmuesit të Milanit: Nuk është e vërtetë, ai u acarua nga…






Ditën e djeshme bota e futbollit u trondit nga lajmi i vetëvrasjes së ish-futbollistit të Milanit, Seid Visin, i cili dyshohet se e kreu aktin nën presionin e abuzimeve raciste.

vesi

Por për të hedhur poshtë zërat ka menduar babai i 20 vjeçarit i cili kundërshtoi çdo lajm mbi vetëvrasjen e djalit të tij duke u shprehur se ishin probleme personale ato që e çuan drejt aktit të rëndë dhe hodhi poshtë zërat mbi letrën e dalë ditën e sotme, ku Visin pretendonte se ishte racizimi arsyeja e aktit të rëndë, por letra daton para dy vitesh.

“Djali im nuk e vrau veten sepse ishte viktimë e racizmit. Ai ka qenë gjithmonë i dashur dhe i pëlqyer, madje këtë mëngjes kisha ishte e mbushur plot me njerëz me qirinj që morën pjesë në varrimin e tij.

Letra? Ishte një rrugëdalje, ai u acarua nga klima në Itali, por nuk asnjë lidhje me vetëvrasjen e tij, vetëm spekulime. Nuk dua të flas për çështjet personale të djalit tim. Thjesht dua të them se ishte një person i mrekullueshëm”, e mbylli fjalën baba i Visin.

Seid Visin lindi në Etiopi dhe u adoptua në një familje nga Noçera. Ai kishte luajtur me ekipin e të rinjve të Milanit së bashku me Xhixhi Donarumën dhe më pas ishte transferuar drejt Beneventos.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *