Valon Berisha mbyll sezonin! Futbollisti kosovar është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit pas dëmtimit në gju të pësuar gjatë grumbullimit me Kosovën.
Ka qenë vetë klubi i lojtarit, Reims, që nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, kanë bërë me dije se Berisha do i nënshtrohet një operacioni në gju dhe për këtë arsye humb javët e mbetura të kampionatit. Fat i keq ky për Berishën, që tashmë duhet të mendojë për sezonin tjetër, pasi në këtë aktualin e ka të pamundur të zbresë më në fushë me skuadrën e tij.
Kujtojmë se Berisha u dëmtuar një ditë para ndeshjes me Suedinë, e cila u zhvillua më 27 mars, ku “Dardanët” u mposhtën me rezultatin 0-3.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al