“Futja e vendeve të Ballkanit në BE, zgjidhja e problemeve 100-vjeçare”, Basha ftesë publike të rinjve: Angazhohuni në politikë!

futja e vendeve te ballkanit ne be zgjidhja e problemeve 100 vjecare basha ftese publike te rinjve angazhohuni ne politike
futja e vendeve te ballkanit ne be zgjidhja e problemeve 100 vjecare basha ftese publike te rinjve angazhohuni ne politike

Kryedemokrati, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me studente dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike, ku iu parashtroi atyre projektin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në bashkëpunim me aleatët strategjikë, për të ndërtuar të ardhmen në vend.

Ai tha se futja e vendeve të Ballkanit në BE, është zgjidhja e problemeve 100-vjeçare.

“Ne jemi një parti që e konsiderojmë futjen në BE si interesin më të lartë kombëtar, për Shqipërinë dhe për Kosovën. Zgjidhja përfundimtare e të gjithë problemeve 100 vjeçare të Kombit shqiptar, në vizionin tonë, është futja e të gjithë vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian. Dhe në kuadër të kësaj kemi edhe këto propozime. Në fund të fundit, çfarë janë? Plotësimi i kritereve të Bashkimit Europian për kapitujt e rendit dhe sigurisë dhe të drejtësisë, të konkurrencës, të drejtave politike, luftës kundër korrupsionit. Si mund të na ndihmoni? Me angazhim politik.”, – u shpreh Basha gjatë bisedës me studentët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts