Fyerje ndaj një gjykatësi, ngrihet akuza e re për kritikun e Kremlinit, Aleksei Navalny

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, tha se ndaj tij janë ngritur edhe tri akuza të reja penale. Në një postim më 25 maj, Navalny tha se për akuzat është njoftuar nga ana e hetuesve gjatë një vizitë që i është bërë në burg.

Njëra akuzë ka të bëjë me “vjedhjen” e donacioneve në Fondacionin e tij Antikorrupsion (FBK), ndërsa një çështje e dytë ka të bëjë me “inkurajimin e qytetarëve për të refuzuar përmbushjen e obligimeve të tyre civile”. Padia e tretë, sipas tij, është ngritur për fyerje të një gjykatësi. Navalny po vuan një dënim me burg për akuzat e përvetësimit për të cilat ai thotë se u ngritën për shkak të aktivitetit të tij politik. Navalny, 44-vjeçar është në paraburgim që nga janari, kur u kthye në Rusi pas disa javësh të trajtimit mjekësor në Gjermani, pasi ishte helmuar me agjentë nervorë në muajin gusht.

Ai ka thënë se helmimi është porositur nga presidenti rus, Vladimir Putin, por Kremlini ka hedhur poshtë akuzat. Që nga burgosja e tij, autoritetet ruse kanë intensifikuar fushatën kundër Navalnyt dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë më 25 maj shqyrton në lexim të dytë një projektligj që do t’iu ndalonte mbështetësve të Navalnyt të zgjidhen në pozita shtetërore. Kremlini po synon që fondacioni i tij dhe dy organizata të tjera civile të udhëhequra nga ai të shpallen “ekstremiste” para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në muajin shtator. Një seancë gjyqësore për të shqyrtuar këtë kërkesë është caktuar të mbahet më 9 qershor. Mbështetja për partinë në pushtet Rusia e Bashkuar është në nivelet më të ulëta ndonjëherë, kanë treguar hulumtimet e opinionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *