G20, marrëveshje edhe për klimën

18:20 31/10/2021

Të ruhet kufiri maksimal 1.5 gradë i rritjes së temperaturave

Mesatarja e temperaturave globale nuk duhet të rritet më tepër se 1.5 gradë Celsius, krahasuar me ato të periudhës para-industriale. Është kjo një prej marrëveshjeve më të rëndësishme që liderët e 20 vendeve më të industrializuara të botës arritën gjatë takimit të 2 ditëve të kësaj fundjave në Romë. Aktualisht temperaturat globale kanë 1.1 gradë më të larta se ajo periudhë.

Mediat italiane shkruajnë se në tekstin përfundimtar të marrëveshjeve, liderët e këtyre vendeve pranuan të ndërpresin financimet gjatë dekadës së ardhshme për të gjitha projektet që në thelb kanë përdorimin e energjisë nga burime fosile, siç janë termocentralet me naftë e qymyr. Dokumenti parashikon edhe një fond 100 miliardë dollarësh në mbështetje të vendeve në zhvillim, të cilat do të kenë kosto ekonomike nga ndërprerja e këtyre projekteve.

Po ashtu, liderët e G20 ku jeton 40% e popullsisë globale, ranë dakord që brenda gjysmës së vitit të ardhshëm, të vaksinojnë 70% të popullsisë së përbashkët. Çështja e klimës do të jetë pjesë e një tjetër samiti të madh COP-26 që nis këtë të Diel në Glasgou të Britanisë së Madhe që do të zgjasë për 13 ditë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *