G20 zotohet se do të ndihmojë vendet e varfra me vaksina

09:23 07/09/2021

Grupi i 20 vendeve më të pasura të botës, i njohur si G20 ka rënë dakord për të rritur përpjekjet që të ndihmojnë vendet e varfra të vaksinojnë popullsinë e tyre kundër COVID-19.

Italia, e cila mban presidencën e G20 këtë vit, tha të hënën pas mbledhjes se, “Pakti i Romës”, përfshin një marrëveshje që parasheh mbështetjen financiare për vendet e varfra dhe dërgesa më të shumta të vaksinave.

Ekziston një angazhim politik që të lehtësohet shpërndarja e vaksinave në të gjithë botën”, u tha gazetarëve ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Megjithatë nuk është bërë e ditur asnjë e dhënë konkrete sesi do të ndihmohen këto vende. Takimi është mbajtur në nivel të ministrave të shëndetësisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje udhëheqësve botërore që të angazhohet për të rregulluar qasjen e barabartë në vaksina kundër COVID-19, në mënyrë që të parandalohet një valë e re e të infektuarve.

Më herët drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se situata në Afrikë është po aq e rrezikshme sa përhapja në gjithë globin e variantit më ngjitës të koronavirusit, Delta.

“Bota jonë po dështon. Problem është furnizimi, thjesht na jepni vaksinat”, pati thën Ghebreyesus.

COVAX, një program global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra i udhëhequr bashkërisht nga aleanca e vaksinave GAVI dhe OBSH-ja, ka shpërndarë miliona doza të vaksinave kundër COVID-19 në 132 vende.

Shpërndarja ka filluar që nga shkurti, por është përballur me probleme të furnizimit që kur India pezulloi eksportet e vaksinave. /REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *