G7 dënon referendumet e rreme në territoret ukrainase të pushtuara përkohësisht

g7 denon referendumet e rreme ne territoret ukrainase te pushtuara perkohesisht
g7 denon referendumet e rreme ne territoret ukrainase te pushtuara perkohesisht

Udhëheqësit e Grupit të Shtatë (G7) dënuan referendumet e rreme që Rusia filloi të zhvillonte në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës dhe u bënë thirrje të gjitha vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

“Ne, udhëheqësit e Grupit të Shtatë (G7), dënojmë fuqishëm referendumet e rreme që Rusia përpiqet të përdorë për të krijuar një pretekst të rremë për ndryshimin e statusit të territorit sovran të Ukrainës, i cili është subjekt i një agresioni të vazhdueshëm rus. Këto veprime shkelin qartë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar dhe shkojnë diametralisht kundër sundimit të ligjit midis kombeve”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen e internetit të kancelares gjermane ndërsa Gjermania kryeson G7 këtë vit.

Theksohet se referendumet e rreme të nisura nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj nuk kanë asnjë efekt ligjor apo legjitimitet, siç dëshmohet nga metodat e nxituara të organizimit të Rusisë, të cilat në asnjë mënyrë nuk respektojnë normat demokratike dhe frikësimi i saj flagrant i popullatës vendase.

“Këto referendume në zonat që janë vënë me forcë nën kontrollin e përkohshëm të Rusisë në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë një shprehje legjitime të vullnetit të popullit ukrainas, i cili i ka rezistuar vazhdimisht përpjekjeve ruse për të ndryshuar kufijtë me forcë. Ne kurrë nuk do t’i njohim këto referendume që duket se janë një hap drejt aneksimit rus dhe nuk do të njohim kurrë një aneksim të supozuar nëse ndodh”, thekson kreu i G&.

Përveç kësaj, ata dënojnë hapat e qëllimshëm përshkallëzues të Rusisë, duke përfshirë mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve dhe retorikën e papërgjegjshme bërthamore.

Udhëheqësit e G7 u bëjnë thirrje të gjitha vendeve që të refuzojnë pa mëdyshje këto referendume të rreme si përpjekje e Rusisë për t’i dhënë mbulesë të rreme shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare. Ata përsërisin gatishmërinë e tyre për të imponuar kosto të mëtejshme ekonomike ndaj Rusisë, dhe individëve dhe subjekteve – brenda dhe jashtë Rusisë – që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për përpjekjet e paligjshme të Rusisë për të ndryshuar statusin e territorit ukrainas.

Deklarata nënvizon angazhimin e vendeve të G7 për të ofruar mbështetjen që i nevojitet Ukrainës për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, për të mbrojtur veten dhe për të zgjedhur të ardhmen e saj. Vendet e G7 do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake, diplomatike dhe ligjore dhe do të ecin përpara në përpjekjet e rindërtimit, duke përfshirë Konferencën Ndërkombëtare të Ekspertëve për Rimëkëmbjen, Rindërtimin dhe Modernizimin e Ukrainës në Berlin më 25 tetor.

“Ne do të qëndrojmë me vendosmëri me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, theksohet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts