G7 me plan për të konkurruar “Rrugën e Mëndafshit”

13:24 13/06/2021

Vlera me standarde të larta dhe transparente për vendet e varfëra

“Rindërtimi i një bote më të mirë” është projekti, me të cilin Shtetet e Bashkuara dhe pjesëtarët e tjerë të G7-ës do të konkurrojnë planin ekonomik kinez të ashtuquajtur “Rruga e Mëndafshit”.

Kjo është konsideruar si marrëveshja më ambicioze mes krerëve të 7 ekonomive më të përparuara të botës në samitin 3 ditor që po zhvillohet në Britaninë e Madhe.

Plani parashikon që vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme t’u ofrojë partneritet të orientuar drejt vlerave, me standarde të larta dhe transparente, siç janë shprehur vetë liderët.

E paqartë është se çdo të thotë në praktikë ky plan dhe format e financimeve, por gjithsesi projekti është në gjenezë dhe pritet të zhvillohet gjatë muajve të ardhshëm.

Pekini e sheh këtë si një përpjekje të vendeve anëtare të G7-ës për të vendosur fatet e botës. Por zyrtarët e diplomacisë kineze e quajtën klubin e ekonomive më të përparuara si “një grup të vogël”. Sipas tyre, kohët kur vendosej pa pyetur të tjerët kanë marrë fund.

Uashingtoni dhe aleatët e shohin “Rrugën e Mëndafshit” si kurth të ngritur nga Pekini për të marrë peng vendet në zhvillim, përmes kredive që nuk mund t’i shlyejnë dot.

Tv Klan


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *