G7 rivalizon Kinën për infrastrukturën

13:24 13/06/2021

Biden dhe udhëheqësit e grupit bien dakord për investime deri në vitin 2035

Grupi i shtatë demokracive më të pasura po i kundërvihen ndikimit në rritje të Kinës me një plan të  madh në infrastrukture. Liderët e G7, të cilët u takuan në Anglinë jugperëndimore, kërkuan një përgjigje koherente ndaj zhvillimit ekonomik dhe ushtarak të Kinës gjatë 40 viteve të fundit.

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe udhëheqësit e tjerë shpresojnë që plani i tyre të sigurojë një partneritet transparent në  infrastrukturë për të ndihmuar vendet në zhvillim deri në vitin 2035.

Akoma nuk është e qartë se si plani i G7 do të funksionojë ose sa kapital do të përdoret.

Kina nën drejtimin e  Presidentit Xi Jinping nisi në 2013 investimet në infrastrukturë prej më  shumë se 3 trilionë dollarë, i cili përfshin një sërë projektesh që do të shtrihen nga Azia në Evropë dhe më gjerë.

Më shumë se 100 vende kanë nënshkruar marrëveshje me Kinën për të bashkëpunuar në investime të tilla si hekurudhat, portet, autostradat dhe infrastruktura të tjera.

Kritikët thonë se plani i Xi për këtë sektor është një mjet për zgjerimin e Kinës Komuniste.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *