G7 vendos të ketë çmim tavan për naftën ruse

g7 vendos te kete cmim tavan per naften ruse
g7 vendos te kete cmim tavan per naften ruse

20:39 02/09/2022

Moska: Absurditet! Sasia e destinuar për Europën do shitet tjetërkund

Ministrat e Financave të vendeve anëtare të G7-së ranë dakord këtë të premte për të vendosur një çmim tavan mbi blerjen e naftës ruse. Në mbledhjen e tyre që u mbajt në Gjermani ata u shprehën se ky vendim do të sjellë pasoja pozitive në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Ende nuk është vendosur vlera e saktë e këtij çmimi tavan.

Më herët edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula fon der Leyen mbështeti idenë e një çmimi tavan jo vetëm për naftën, por edhe për gazin rus.

“Besoj fortë se tani është koha për një kufi çmimin për gazin rus që vjen nga gazsjellësit”.

Ky propozim ka mbështetjen edhe të SHBA e Britanisë së Madhe. Ideatorët përllogarisin që çmimi të jetë aq i ulët sa Moska të mos arrijë të financojë fushatën ushtarake në Ukrainë dhe të dështojë. Pas këtij vendimi Kremlini është shprehur se do të ndalojë furnizimin me naftë për shtetet që do të zbatojnë kufirin e çmimeve.

Më herët edhe Zv/Kryeministri rus Aleksandër Novak e quajti absurditet këtë propozim dhe paralajmëroi se sasinë e destinuar për tregun europian, Moska do ta shesë tek klientë të tjerë. Planet për bllokimin e importeve të naftës dhe gazit nga Rusia kanë shkaktuar çrregullime në tregjet botërore, saqë çmimet e energjisë për këtë dimër në Europë po arrijnë nivele marramendëse.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts