G7 vendos të mos shtyjë qëndrimin në Afganistan

13:13 25/08/2021

Talebanët nuk lejojnë më afganë të largohen nga vendi

Nuk do të ketë shtyrje të afatit të qëndrimit të trupave amerikane dhe aleatëve në Afganistan përtej 31 Gushtit.

Liderët e vendeve të G7-ës ranë dakord që operacionet e evakuimeve të përfundojnë brenda këtij afati për të mos krijuar tensione me talebanët, të cilët kanë paralajmëruar konflikt të armatosur kundër ushtrive të huaja në rast të zgjatjes së afatit.

Orët e fundit Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të NATO-s kanë infensifikuar largimin  e shtetasve të tyre dhe bashkëpuntorëve afganë. Në një fjalim televiziv, Presidenti amerikan Joe Biden tha se talebanët po japin ndihmën e tyre për të përfunduar në kohë këtë proces.

“Përfundimi brenda afatit varet nga bashkëpunimi i talebanëve, nëse ata do të na lejojnë përdorimin pa ndërprerje të aeroportit për të vazhduar operacionet tona”.

Biden tha se që prej mesit të Gushtit kur talebanët morën kontrollin e vendit, janë evakuuar mbi 70 mijë njerëz.

Ndërsa, Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili propozoi zgjatjen e afatit të qëndrimit të ushtrive të huaja në Afganistan tha pas takimit të G7-ës se trupat britanike do të largohen brenda 36 orëve të ardhshme, ndërsa njoftoi se aleatët do t’u kërkojnë talebanëve të krijojnë korridore humanitare për të lejuar largimin e atyre që nuk do të mund të evakuohen brenda 31 Gushtit.

Sakaq, talebanët njoftuan se nuk do të lejojnë më shtetas afganë të largohen përmes aeroportit të Kabulit.

Mediat ndërkombëtare njoftojnë se ata kanë ngritur një zonë sigurie me postblloqe, në një rreze deri 5 kilometra larg rrethimit të aeroportit, zonë brenda të cilës nuk lejohet hyrja e njerëzve të paautorizuar.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *