“Gabova me Kumanin”/ “Nuk po flas për Halandin se i rris çmimin”, Laporta: Largimi i Mesit i vështirë, por…






Presidenti i Barcelonës, Huan Laporta ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle, ku ka folur për largimin e Mesit, por dhe për tema të tjera.

kuman laporta

Largimi i Mesit

“Është vendimi më i vështirë nga të gjithë. Nuk kam dashur kurrë ta ndërmerrja, por nuk më vjen keq sepse kemi vendosur klubin mbi gjithçka. Duhet të vendosnim intuitën mbi gjithçka dhe këtë bëmë. Situata ishte e tillë. Kishim përballë diçka të pamundur. Historia e Barçës vazhdon dhe me punë e vendime të sakta, mund të arrijmë ta kthejmë klubin në rrugën e sukseseve.”

Ish trajneri Ronald Kuman

“Kisha dyshime pas sezonit të parë, por për respektin ndaj tij ne u përpoqëm. Erdhi një moment kur pashë se duhet të ndërmerreshin vendime të dhimbshme. Nëse duhet ta shkarkoja më parë? Po, duhej të kisha dëgjuar intuitën. E mbaj mend golin e Kumanit në Uembli, ishte një trajner që kishte guximin të besonte tek të rinjtë. Nëse është i lënduar shpresoj t’i kaloj.”

Haland

“Avantazhi ynë është se kemi një ekip me kualitet. Të mos flasim për lojtarë pasi ju rrisim çmimet.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.